11 vite aktor tek Teatri i Kukullave, artisti Alfred Zeneli: Prej 2 vitesh kërkoj punë

Nga Valeria Dedaj

Ajo çka është e vështirë që jeta të të privojë janë dëshirat, pasionet, ëndrrat për të kapërcyer vetveten. Nganjëherë dukja mund të të favorizojë, e herë të tjera mund të të bëjë të luftosh shumëfish për të arritur atë që do, të kapërcesh limitet e tua. Ka ndodhur kështu me aktorin Alfred Zeneli pas 11 vitesh punë e Teatrit të Kukullave. Për “Report Tv” rrëfen se dëshira për t’u marrë me art ka lindur që në fëmijëri, në Peshkopi, por fiziku i tij, nuk e lejonte që të bëhej pjesë e aktiviteteve artistike.

Kisha për synim Teatrin e Kukullave, por nga fiziku e kisha të ndaluar, se ishte motiv, që nuk duhet që të shfrytëzohet mangësitë fizike për të bërë artë.

Alfred Zeneli, aktor

Prandaj një ditë vendosi të ikte nga Peshkopia. Pas kursit për laborant, në vitin 2000 konkurroi edhe fitoi tek artet.

O Dibran i vogël ke qenë i përsosur, por do të gjykojnë edhe të kanë paragjykuar, më ka thënë ish- profesori. Kam nisur punë, është dhënë shfaqja e parë, “Arushi që nuk donte të dëgjonte muzikë”. Ka qenë shfaqja më e suksesshme. Më pas vazhdoi vazhdimësia me shfaqje të tjera. Kam qenë thuajse në të gjitha shfaqjet”.

Alfred Zeneli, aktor

Një ditë të bukur kushtet shëndetësore përkeqësohen, paralizohet dhe pjesë e jetës së tij, bëhen edhe patericat. Por, kalvari i vuajtjeve nuk përfundon me kaq, titullarja e re e heq nga puna, pa asnjë vrenjtje.

Hynim në skenën e ftohtë edhe dridheshim, por pasioni na shtyn para edhe harrojmë. Vishemi me rroba të trasha në verë, edhe me rroba shumë të hodha në dimër. Kushtet e mia, nisën që të përkeqësohem me reumatizëm, derisa u katandisa në patericë. Në këtë kohë ka qenë Monika Lubonja titulluare edhe kundërshtonte, por arti nuk është diktaturë, arti përshtatet. Një ditë të bukur më thërrasin. Unë protestova para kryeministrisë, në vitin 2016, 11 vite punë, të kalosh me kontratë 6-mujore dhe më këto diskriminime, që më ka bërë Teatri i Kukullave, nuk di çfarë të them, ja kam lënë Zotit, ka një Zotë lart.

Alfred Zeneli, aktor

Ka dalë edhe del herë pas here për të kërkuar të drejtat e tij para kryeministrisë. Jeton me 8 mijë lekë të invaliditet, ndërsa falë ndihmës që i jep motra dhe nëna e tij po mbijeton. 

Si ka mundësi që ky kryeministër thotë, që e ndihmojmë aftësinë e kufizuar. Nuk është aspak e vërtetë. Më mbron ligji. Një vrenjtje nuk kam. Ku është drejtësia këtu. Dua që t’i them këtij kryeministri përse gënjen kaq shumë. Bëj thirrje, mos u tall me ne kaq shumë... Në teatrin e kukullave do të më thonë po të njëjtën gjë, të kanë hequr, drejtoju gjyqeve.

Alfred Zeneli, aktor

"Ka arritur që të më kthehet prapë fëmijëria ime, gjithmonë vështirësi, vështirësi, vështirësi. Kam shkruar skenarë, kam menduar ja i shkrove, ku do t’i vendosësh. Edhe nëse shkoj në teatrot që janë, do të thonë, që kam dalë kundër kryeministrit. Nuk është vetëm Fredi, por gjithë kategoria që është në këtë gjendje. Unë kam qejf që të përballem me atë kryeministër, sepse është komplet kundër ligjeve edhe strukturave", është shprehur Zeneli.

Fizioterapitë dhe notin që duhet të bëjë çdo muaj nuk i bën më për shkak të kostos së lartë

Nuk mund të bëj dot hedhje hapi, sepse është skandal për Fredin. S’kam mundësi”, ka thënë Zeneli.

Përpos gjithçkaje ka kaluar në jetë aktori me aftësi të kufizuara premton se nuk do të dorëzohet përballë asgjëje.

Kam një tip që nuk dorëzohem kollaj, do ta kërkoj të drejtën time, deri në fund. Edhe po ta them burrash, do ta çoj çështjen deri në Hag. Unë nuk do të dorëzohem. Siç kam luftuar në fëmijërinë time, do të vazhdoj ta bëj. Vetëm i lutem Zotit që të kem shëndet”,.“Të zbatohen ligjet edhe të mos ikin shqiptarët... kërkoj punë në bazë të ligjit”, shprehet  Zeneli.