110 deputetët që morën para për karburantin e makinave në kulmin e epidemisë kur ndalohej qarkullimi

9 Qershor 2020, 16:46

Muaj prill i këtij viti shënoi kulimin kufizimeve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit covid-19. Pjesë e masave kufizuese ishte edhe ndalimi i qarkullimi të automjete në të gjithë Shqipërinë, me përjashtim të autoambulancave, makinave të bizneseve dhe farmacive.

Megjithatë, shumica e deputetëve rezultojnë se e kanë marrë të plotë pagesën nga Kuvendi për të mbuluar shpenzimet e karburantit për makinat, gjatë muajit prill 2020. Deputetët kanë përfituar secili deri në 40 mijë lekë ose 360 USD gjatë muaj maji 2020, për të mbuluar shpenzimet për karburantin, ndonëse nuk kanë lëvizur me makina gjatë këtij muaji, për shkak të masave kufizuese.