115 zyrtarë në Prokurori për fshehje pasurie në 2019, 54 të tjerë refuzuan të deklarojnë paratë, makinat dhe shtëpitë

29 Prill 2020, 18:43

115 zyrtarë niveleve të ndryshme janë kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjatë vitit 2019, për fshehje pasurie, deklarim të rremë, mosjustifikim dhe mashtrim me deklaratat e pasurisë. Ndërkaq, 54 zyrtarë të niveleve të ndryshme kanë refuzuar të deklarojnë pasurinë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjatë vitit 2019. Këta të fundit, të cilat kanë sfiduar ligjin, janë ndëshkuar me gjobë nga ILDKP. Të dhënat pasqyrohen në raportin vjetor të ILDKP për vitin 2019. Raporti do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili do të miratojë edhe një rezolutë për veprimtarinë e institucionit të kontrollit të pasurive të pushtetarëve, shoqëruar me disa detyra për vitin 2020.