116 qytetarë të gjobitur nga policia, një shofer tap në Tiranë

3 Prill 2020, 12:11 | Përditesimi i fundit: 2020-04-03 12:12:40

TIRANË - 116 qytetarë janë gjobitur me 10 mijë lekë pasi janë kapur nga policia duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Kjo shifër është një bilanc që Policia e Shtetit bën për 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë evidentuar 40 shoferë që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilëve u është hequr patenta dhe 3 vite dhe i është bllokuar makina.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë një shofer pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l . Atij iu tërhoq dhe leja e drejtimit, pasi nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizje.

Gjithashtu, janë ndëshkuar 20.000 lekë dhe bllokim automjeti për 3 muaj, 3 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes.