12 aventura në Tiranë/ Liqeni i Fjollës

6 Korrik 2022, 21:41

Liqeni i Fjolles ne Tirane, ndodhet ne fshatin Peze e madhe. Liqeni eshte I vendosur rreth 20 km larg nga Tirana dhe per te shkuar atje ndiqet rruga e vjeter nga Tirana ne Durres. Liqeni ka marre emrin e lugines poshte kalase se Dorezit, qe quhet lugina e Fjolles. Pothuajse nga te gjitha anet liqeni ndodhet ne nje vend te rrethuar nga kodra te lartesive te ndryshme. Ne kodrat rreth tij mund te praktikohet sporti i ngjitjes. Eshte nje vend I virgjer, rreth tij nuk ka asnje ndertim apo banese dhe kjo ben qe ujerat e tij te jene te kristalta, shume te mira e te pastra dhe te krijojne mundesine per tu lare ne muajt e nxehta te veres. Liqeni eshte I rrethuar nga bimesia e dendur, natyrale dhe e shumellojshme. Nga lartesite e kodrave perreth pamja qe te serviret eshte mbreselenese. Ky liqen eshte destinacioni perfekt per kamping familjar, edhe per femijet e vegjel sepse rrezikshmeria e terrenit eshte minimale, ose inegzistente… Nese vini re se ju mungon ndonje artikull ushqimor per zgaren pasi te keni mberritur ne Liqenin e Fjolles, fshati I Pezes eshte fare prane dhe plot me minimarkete… Spot 3-5minuta audio-video, gjeografia e zones.