12 ditë karantinë/ Qytetarët sërish të pandërgjegjshëm për të ruajtur distancën

24 Mars 2020, 14:28

Shqipëria është sot në ditën e 12 të karantinimit për shkak të emergjencës së koronavirusit. Qytetarët ndryshe nga ditët e para duken më të ndërgjegjësuar pavarësisht se nuk mungojnë rastet e grumbullimit në masë të njerëzve, duke u bërë vatër infeksioni. Edhe sot, ashtu si e hëna, por që deri në një urdhër të dytë do të vijojë deri të premten, afati për lëvizjen e lirë të qytetarëve është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të mesditës.