12 gusht ’43/ Testi i britanikët për Ballin Kombëtar: A do i luftojnë gjermanët?

9 Prill 2020, 20:41

Beteja më e madhe e organizuar nga Safet Butka në bashkëpunim me britanikun Dejvid Smajl kundër gjermanëve është ajo në kthesat e Barmashit, më 13 gusht 1943, ku u vranë 25 gjermanë dhe u shkatërruan disa autoblinda. Britaniku Dejvid Smajl e përshkruan kështu këtë betejë te libri “ Me detyrë në Shqipëri: “Me 10 gusht u largova nga Shtylla për të ngritur një pusi bashkë më ballistët. Pusia qe organizuar nga Maklini dhe Safet Butka për të provuar ndër të tjera nës balli Kombëtar ishte I gatshëm të luftonte gjermanët dhe italianët. Frederik Nosi dhe partizanë të tjerë që ishin me ne e kundërshtuan me forcë këtë veprim dhe morën masa për ta sabotuar. Data e caktuar për pusinë ishte 12 gushti….