12 miliardë lekë për të përballuar COVID-19/ Ndryshon buxheti 2020, sa shkojnë për pagat, shëndetësinë dhe ushqimet

22 Mars 2020, 15:59 | Përditesimi: 22 Mars 2020, 16:04

Covid-19 ka çuar në ndryshimin e buxhetit të vitit 2020 duke ulur pritshmërinë për realizimin e të ardhurave dhe duke rritur shpenzimet dhe deficitin buxhetor. Referuar të dhënave zyrtare nga buxheti i shtetit për të përballuar situatën e krijuar nga Covid-19, do të alokohen 12 miliardë lekë, ku 6.5 miliardë lekë do të shkojnë për sektorin social, duke iu siguruar lehtësime dhe mbështetjeve punëmarrësve  dhe qytetarëve të prekur nga pezullimi i punës.                                                 

Po ashtu 2.5 miliardë lekë do të shkojnë për sektorin e shëndetësisë, për blerje pajisjesh, medikamentesh, materiale mjekësore, për ofrimin e shërbimeve të nevojshme dhe për ekipet mjekësore.

b.ha./Shqiptarja.com