12 mln euro mashtrim me kartat bankare, 105 të arrestuar në 4 shtete, mes tyre edhe shqiptarë

3 Shkurt 2021, 14:47

Gjatë një operacioni nga Europol, janë arrestuar 105 persona në Spanjë, Austri, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqi, mes tyre dhe shqiptarë pasi përmes mashtrimit me kartat bankare kanë pastruar 12 milionë euro.  

Operacioni i koordinuar nga Europol dhe i udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanjolle dhe Shërbimi Sekret i SHBA çuar në shkatërrimin e një grupi të krimit të organizuar të përfshirë në mashtrim dhe pastrim parash. Ky rrjet kriminal ka mashtruar 50 institucione financiare përmes kompanive guaskë duke humbur mbi 12 milionë euro.