12 orë me tren, Rama e Abazoviç mbërrijnë në Kiev! Me Kryeministrin dhe RENEA! Sot takim me Zelenskyn dhe vizitë në Borodyanka e Irpin

15 Qershor 2022, 11:56

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev, që në orët e para të mëngjesit, ku pritet që të takohen me presidentin Volodimir Zelenskyn.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Forcat Renea janë gjithashtu të pranishme për shkak se elementët e sigurisë.

    No videos found.