120 fëmijë sfidojnë në fushën e futbollit 11 lojtarët e ekipit Feyenoord

7 Maj 2019, 10:16

Në stadiumin më të madh te Rotterdam-it, është zhvillua sfida më e pazakontë futbollistike. 8 portierë dhe120 fëmijë të përzgjedhur përmes konkurimit, veshur me bluza të verdha, në korridoret e stadiumit fillimisht kërkuan të intimidonin njëmbëdhjetë lojtarët e ekipit holandez të futbollit Feyenoord, ndërsa thërrisnin: Ne do të fitojmë! Ne do të fitojmë!

Pas ritualit të përshëndetjes mes lojtareve të Feyenoord dhe një përfaqësie të zgjedhur prej 120 fëmijëve, vërshëllima e arbitrit lajmëroi fillimin e duelit. Të parët që kaluan në avantazh ishin futbollistët e Feyenoord që, duke përfituar nga një kundërsulm i shpejtë, shënuan në portën e mbrojtur  nga 8 portjerë.

Në minutën e 23-të do të vinte goli i barazimit për skuadrën e fëmijëve, pas një gabimi në mbrojtje të Steven Berghuis. 4 minuta më vonë sërisht verdhezinjtë do të shënonin gjatë një rrëmuje në portën e mbrojtur nga Vermeer.

Goli i barazimit për Feyenoord do të shënohej në minutat e fundit të takimit nga një goditje standarte, pavarësisht numrit të madh të portierëve dhe lojtarëve në zonën e 16-metershit. Nuk është hera e parë që një klub i madh bëhet pjesë e një iniciative të tillë. Në janar të vitit 2018 tre lojtarë të kombëtares japoneze, u sfiduan në fushën e futbollit nga 300 fëmijë.