120 shqiptarë kthehen në Shqipëri, por bllokohen në Rinas: Të na kishin mundësuar kthimin deri në shtëpi, nuk kemi me ça të shkojmë

28 Mars 2020, 21:54 | Përditesimi i fundit: 2020-03-28 21:58:47

Kanë mbërritur në Shqipëri 120 shqiptarët e parë që kishin mbetur të bllokuar në Itali. Gjithçka ka qenë falas, mundësuar nga shteti shqiptar, e megjithatë, referuar dëshmive të disa udhëtarëve ata kanë mbetur të bllokuar në Rinas pasi nuk u është mundësuar kthimi në shtëpitë e tyre. Ata kanë bërë me dije se për të ardhur në Shqipëri kanë kontaktuar me ambasadën shqiptare në Romë, e cila u ka konfirmuar se janë pjesë e listës të shqiptarëve që do kthehen. E gjitha kjo procedurë, sipas dëshmisë së një qytetari, ka ndodhur dje në mbrëmje dhe konfirmimi u ka ardhur në mëngjes, për këtë arsye nuk kanë pasur mundësi që të lajmërojnë të afërm. Por problem është edhe fakti që në këtë orar, sipas Aktit Normativ të hyrë në fuqi, nuk lejohet qarkullimi i makinave.