120 tregtarë ambulantë mblidhen në drjtorinë e tatimeve në Fier, kërkojnë pagën e luftës

15 Prill 2020, 11:45

Në Fier nuk ka vetëm radhë në banka, por edhe kërkesa për pagën e luftës. Shumë tregtarë ambulantë janë mbledhur sot para Drejtorisë Rajonale të Tatimeve për të kërkuar diçka nga shteti.

Numri i lartë i tyre, rreth 120 persona, ka 'detyruar' drejtorin të presë një përfaqësi të tyre, por duket se nuk ka shumë shpresë. Përgjigjja për ambulantët, të cilët janë me licencë, ka qenë që 'do të zbatohet ligji', pra atyre nuk i takon paga e luftës sepse janë ambulant.Një tregtare shprehet: "Jemi një grup tregtarësh ambulantë. Punojmë më numër nipti, shlyejmë taksa, detyrime, ata që na takojnë në shtet. Aty na dhanë një përgjigjje që ti bëjmë një letër kryeministrit. Pra shkresa pafund, pa përgjigjje. Ne duam që kryeministri të na vendosë në këtë paketën e dytë se ne jemi kryefamiljarë. Ne mbijetojmë më këtë punë, jemi me kredi dhe me qera. Tani kemi mbetur në zero.