1278 invalidë në Bulqizë 2 muaj pa kemp! Reagon Bashkia për Report Tv: Sapo janë zhbllokuar fondet, nesër nis shpërndarja

15 Dhjetor 2020, 17:01

Prej dy muajsh personat me aftësi të kufizuara fizike dhe invalidët e punës nuk kanë marrë KEMP-in. Bashkia e Bulqizës thonë se fondet kanë qenë të bllokuara nga Ministria e Financave, por tashmë janë hapur dhe do të shpërndahen së shpejti pagesat.