1300 banorë në Blacë të Pogradecit pa ujë: Pimë nga puse, vijnë e rrahin gjoksin të gjitha partitë dhe s'bëjnë asgjë

18 Shkurt 2020, 17:20

POGRADEC- Më tepër se 1300 banorë në fshatin Blacë në bashkinë e Pogradecit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ky problem i mbartur prej vitesh e ka vështirësuar së tepërmi jetën banorëve, të cilët të ndodhur në këto kushte janë detyruar të gjejnë një zgjidhje alternative.

Banorët kanë hapur puse në mënyrë private, uji i të cilëve përveçse i pamjaftueshëm është jo i pastër, çka i bën banorët të ndihen të rrezikuar edhe për vetë shëndetin e tyre.