130-vjetori i lindjes, Akademia nderon Myderrizin ⁄ Xhufi: Teza e tij mbi emrin e shqiptarëve, interesante!

1 Maj 2021, 15:13

Në 130-vjetorin e lindjes së orientalistit, studiuesit, historianit, gjuhëtarit dhe etnologut Osman Myderrizi Akademia e Shkencave organizoi një veprimtari për të vlerësuar kontributin e tij në këto fusha. Akademiku dhe historiani Pëllumb Xhufi përpos vlerësimit që i bëri në këto fusha, ndali veçanërisht tek dy sprovat më interesante të Myderrizit në fushën e historisë së Shqipërisë, atë mbi kryengritjen e Shqipërisë së Mesme të viteve 1914-1915 dhe studimin mbi etnonimet “shqiptar” dhe “Shqipëri”.

“Osman Myderrizi është shquar për idetë e tij novatore, për çështje fondamentale edhe të debatuara në historinë e Shqipërisë, siç është kryengritja fshatare në 1914-‘15, që ka sjellë ide të reja, që binin ndesh me historiografinë zyrtarë të atyre viteve. Ai ka dhënë një tezë shumë interesante mbi përhampjen emrin e shqiptarëve dhe të vendit, që u afirmua pas shek. XVII, që lidhen edhe me islamizimin masiv të vendit, pra të shoqërisë shqiptare”, shprehet Xhufi.