'1379 shqiptarë do riatdhesohen me Lasgushin', Rama: Është listë e mbyllur, asnjë më shumë

27 Mars 2020, 20:46 | Përditesimi i fundit: 2020-03-27 22:09:40

Personat që ndodhen në vendet e tjera të botës dhe do të sillen në Shqipëri janë një listë e mbyllur prej 1379 persona. Kryeministri Rama sqaroi se do të sillen në Shqipëri vetëm ata persona që kanë ngecur në shtetet e tjera për shkak të mbylljes së kufijve dhe jo shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit dhje në kohën e koronavirusit kujtohen ta kalojnë atë në Shqipëri, me shpresën se vendi ynë nuk është shumë i goditur nga pandemia. "Kjo nuk ka për të ndodhu", tha Rama, ndërsa shtoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Ambasadat shqiptare jashtë vendit po punojnë për të sjellë vetëm shqiptarët që janë në listën e mbyllur dhe 'Lasgushi' do jetë ai që do të mbledh ata kudo nga janë për t'i rikthyer në Shqipëri.