14 Marsi, Patozi nga Elbasani: Të ndërrojmë ‘dyqanin e ballokumeve', të zgjedhim të duhurat

14 Mars 2021, 13:26

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi nga qyteti i Elbasanit ka uruar qytetarët për këtë festë të Ditës së Verës. Ai tha, se shqiptarët duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur me 25 prill, në mënyrë që të vijë vera.

‘Së pari dëshiroj që të uroj qytetarët e Elbasanit. Urimi më i mirë do të ishte mot më shumë mot më mirë, në këtë stinë të ndërrimit të gjakut me shpresën se gjërat do të ndryshojnë në të gjithë vendin. Sot është një ditë gri dhe mesa duket vera do të vonojë pak dhe shpresojmë  që të vijë vera në 25 prill. Por që kjo të vijë ashtu si duam, kam bindjen se duhet të ndërrojmë dyqanin e ballokumeve, pra duhet të gjenden ballokumet e duhura, sepse në të njëjtat dyqane mashtrimi ku marrim ballokume pa cilësi apo të prishura, prej shumë vitesh sa herë që bëhen zgjedhje, ajo që presim nuk do të vij.’- tha Patozi.