Pas shkresës së presidentit Ilir Meta me 14 pyetje drejtuar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka për propozimin e Gjeneral Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë ka publikuar shkresën e tij me dy faqe, lidhur me pyetjet e kreut të shtetit për emrin e Lleshit si dhe i propozon një zgjidhje Metës për t'i dhënë fund ngërçit të krijuar, duke e çdekretuar Sandër Lleshajn nga ushtarak aktiv dhe më pas ta dekretojë si ministër të Brendshëm. Shkresa e Ramës për Metën mban datën e sotme, 12 nëntor 2018, ndërsa pyetjet e Metës i ishin dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit në datën 9 nëntor.
Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë.
Edi Rama, kryeministër
Shkresa e Ramës dërguar Metës:
Shqetësimit të Metës se Gjenerali është ushtarak aktiv, Rama i përgjigjet: "Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti, pra edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës, do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit tuaj për të si ministër. Por, siç na mëson eksperienca jonë, e juaja dhe imja e kam fjalën, që fatmirësisht nuk jemi juristë, kurdoherë e kudo që ka një rast të tillë, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme. Kështu që, është e tëra e juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministër apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fuindit do të jetë rasti, ju mund ta çdekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm".