146 raste të reja me COVID-19, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

14 Gusht 2020, 16:08 | Përditesimi i fundit: 2020-08-14 17:44:13

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.