15 historianë nisin hartimin e ‘Historisë së shqiptarëve’ nga antikiteti te Pavarësia e Kosovës

4 Maj 2021, 15:18 | Përditesimi i fundit: 2021-05-04 15:51:58

15 historianë, arkeologë dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për hartimin e "Historisë së shqiptarëve".

“Akademia e Shkencave ka nisur hartimit e “Historisë së shqiptarëve” që do të finalizohen dy vëllime”, shprehet kreu i Akademisë së Shkencave< Skënder Gjinushi.

Kemi një botim të realizuara para 15-20 vitesh, ku për herë të parë u trajtuan të gjitha periudhat historike. Aktualisht ka përfunduar “Historia e Shqiptarëve” në pesë vëllime në shek XX. Pra është bërë një punë e madhe, që të arrijmë për këtë botim të sintezës, që do të jepet në një kohë të shpejtë të gjithë studiuesve, veçanërisht të huajve”, shprehet Verli

Projekti që drejtohet nga akademikët Pëllumb Xhufi dhe prof. Neritan Ceka ka në qendër rishikimin dhe botimin e dy vëllimeve, nga mesjeta deri në Pavarësia e Kosovës.

“Ky tekst është sintetik, që përfshin të gjitha periudhat që nga antikiteti deri në vitin 1990. Synimi është që të bëhet një sinteze e plotë e të gjitha tezave të historianëve shqiptarë dhe të huaj”, shprehet drejtori i Institutit të Historisë në Shqipëri, historiani Beqir Meta.

Përzhita na rrëfen rolin e gjetjeve dhe tezave arkeologjike që do të plotësojnë edhe këto dy vëllime nga historia antike e ilirëve, deri në ditët e sotme

Ndërsa, Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë Kosovë, tregon arsyet se përse “Historia e shqiptarëve” do të përmbyllen me Pavarësinë e Kosovës, 17 shkurti i vitit 2008.

 “Është një punë që nis që nga antikiteti deri tek Pavarësia e Kosovës në shkurti i vitit 2007” , shprehet Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës.

“Një projekt që do të çojë më tutje historiografinë shqiptare. Ne në Kosovë jemi duke e bërë këtë gjë, nga antikiteti, mesjeta deri tek pavarësia e Kosovës”.