15 mijë lekë shpërblim për mjekët specializantë që ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit të tyre! Rriten me 6% pagat për mësuesit e sistemit parauniversitar

6 Korrik 2022, 12:51

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se duke filluar nga 1 korriku pagat e mjekëve dhe infermierëve do rriten me 6%. Ndërkohë sot është vendosur një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ato mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre