15 të prekur nga fruthi në Korçë...brenda tre ditëve!

1 Prill 2019, 18:15

Për tre ditë, 15 persona janë prekur nga fruthi në qytetin e Korçës.  Fillimisht rastet janë paraqitur në urgjencën e spitalit ndërsa janë drejtuar drejt qendrës së shërbimit publik. Në një intervistë për Report Tv mjekja Merita Kroi ka treguar se në rastet e prekura janë marrë masa të menjëhershme duke u kryer vaksinimet.

Dy ditë më parë një nxënëse dhe roja i shkollës së mesme "Themistokli Gërmenji" u prekën nga fruthi. Të dyja rastet janë mjekuar menjëherë për të mos pasur kalim të sëmundjes në personat e tjerë.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve ka ardhur në rritje sidomos për moshat e ditëlindjeve 1980-1990. Ndërkohë që vijon apeli i mjekëve për qytetarët të cilët nuk janë vaksinuar ende.

Fruthi ёshtё sёmundje ngjitёse virale, qё klinikisht pёrcillet me temeraturё tё lartё, me shenja tё shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemës nёpёr lёkurё dhe enantemёs nё mukoza. Fruthi zakonisht infekton moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit.