15 vite burg nëse thyen karantinën, deputetja e PS në Repolitix: Nuk janë fakt i kryer, propozimet do diskutohen

9 Prill 2020, 22:28

TIRANE-Deputetja socialiste Edlira Bode, që propozoi ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e masave dhe karantinës u shpreh në një prononcim për emisionin Repolitix në Report Tv se dënimet që parashikohen janë shumë të ashpra dhe shkojnë deri në 15 vite burg, por tha se janë propozime, jo fakt i kryer duke nënkuptuar se mund të ketë ndryshime gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare.