15 vite burg për mjekun pedofil francez, abuzoi qindra fëmijë

4 Dhjetor 2020, 14:31

Një kirurg francez i akuzuar për abuzim seksual mbi 300 fëmijë të vegjël për dekada me radhë,  kryesisht pacientët e tij në dhomat e tyre të spitalit, është dënuar me 15 vjet burg në gjyqin e parë të asaj që mund të jetë çështja më e madhe e ngritur ndonjëherë kundër pedofilisë në vend.

Në gjyqin e kësaj jave u shqyrtuan akuzat e ngritura nga katër persona që dyshohet se ishin viktima të sulmeve të Joel Le Scouarnec, 70 vjeç, dy nga mbesat e tij, një fqinje dhe një fëmijë në moshën 4 vjeçare, që mori trajtim mjekësor në institucionin ku ai praktikonte.

Le Scouarnec është shpallur fajtor për "përdhunime" dhe "abuzime seksuale". Gjatë gjyqit, Le Scouarnec pranoi se ai kishte përdhunuar mbesat e tij, ndërkohë që kundër tij janë grumbulluar edhe të dhëna të tjera.

Le Scouarnec ishte akuzuar në tetor për abuzim seksual ndaj 312 personave - kryesisht fëmijë midis vitive 1986 dhe 2014 në disa institucione ku ai punonte. Prokurorët thanë se personat e dhunuar ishin me një moshë mesatare 11 vjeç.

Çështja e parë arriti në hetuesi në 2017, kur një fqinj 6-vjeçar i tha nënës së saj se Le Scouarnec ekspozoi veten dhe e keqtrajtoi atë .

Në kërkimin e shtëpisë së Le Scouarnec, hetuesit zbuluan më shumë se 300,000 imazhe fëmijësh - si dhe ditarë ku kirurgu detajonte dhunën seksuale ndaj vajzave dhe djemve nga 1989 në 2017.