Në orët e pasdites një 15-vjeçar telefonon policinë dhe thotë se shoku i tij është plagosur me thikë nga dy persona. Ngjarja pranë Bulevardit të Ri nuk është tamam ashtu siç thotë adoleshenti ndërsa nga policia mësohet se ka pasur një konflikt ku 15-vjeçari është goditur me grushte nga disa djem të tjerë pasi kishte ngacmuar dy vajza. Ai mjekohet nga ekipi i urgjencës. Në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmetojmë reagimin e policisë në këtë ngjarje. Shikoni episodin e plotë (Kliko këtu)