15 vjet në UNESCO, Gjirokastra vuan mungesën e turistëve si pasojë e pandemisë

15 Korrik 2020, 17:43

15 vjet më parë qyteti i gurtë hyri në regjistrin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.  Në 2005 Gjirokastra u shpall  "Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore" në rrezik dhe sot qyteti ëhstë i restauruar, por i 'heshtur' për shkak të pandemisë, ku vizitorët janë të pakët në rrugët e saj me kalldrëm.

 Për kryebashkiakun  e Gjirokastrës, i cili është njëherësh edhe mjek, zemra nuk është vetëm për t'u kuruar por edhe për mbajtur pasuritë e shpirtit.

Gjirokastra pret shumë nga ne. Si mjek mendja më shkonte tek stetoskopi. Stetoskopi im për Gjirokastrën është zemra ime. E zemra ime më shkon për Gjirokastrën. Sa të kemi jetë do të na rrahë për të punuar për këtë pasuri”, u shpreh kryebashkiaku Flamur Golemi.

Gjirokastra nuk shquhet vetëm për trashëgiminë kulturore por edhe kulinarinë. Tradita e shijes iu ofrua edhe vizitorëve ndonëse të pakët për shkak të situatës së koronavirusit.

“Është hera e dytë që marr pjesë. Ka pasur më shumë turistë. Po i përshtatemi situatës. Situata e qetë. Unë jam prodhues i mjaltit dhe bukës me mjaltë. I bëjmë në mënyrë artizanale. Kam 15 vjet që merrem vetë. E kemi traditë që nga 75-sa. Promovim kam pasur goxha. Unë i shes me klientë por edhe nëpërmjet internetit”, tregoi një prodhues mjalti .

“Kam shumë kohë që marr pjesë në panaire. Panairet janë të domosdoshme. Situatë e vakët”, u shpreh një tjetër.

“Merremi me gatime të zonave. Pandemia na mbylli shumë. Na bllokoi aktivitetin,. Ne përçojmë traditën në të gjithë Shqipërinë, por sivjet jo”, tregoi një tjetër.