Rreth 150 banorë në Zerqan të Bulqizës janë pa energji elektrike. Situata bëhet më e vështirë për shkak të reshjeve të borës, ndërsa defektet shkaktohen nga rrjeti i amortizuar elektrik. Ata thanë për mikrofonin e Report Tv se për shkak të tensionit të ulët u janë djegur pajisjet.