150 gr tritol makinës së magjistratëve, shpërthimi u filmua nga 2 kamera! Dyshohet se është vendosur jashtë vendit ku ishte parkuar

12 Mars 2021, 13:25

Dy kamera sigurie kanë fokusuar momentin e shpërthimit të sasisë së lëndës plasëse në automjetin e magjistratëve Arjan dhe Gentjana Muça në qendrën.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit, mjeti tip Benz A Class është spostuar pasi ka qenë i fuqishëm, me një sasi prej 150 gr lëndë shpërthyese.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime se sasia e tritolit nuk është vendosur brenda ambjenteve të parkimit, kjo e përforcuar edhe nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë. Arjan Muça e kishte parkuar mjetin e tij rreth katër orë nga momentit të shpërthimit. Referuar banorëve të zonës, të cilët kanë dëgjuar shpërthimin, raportohet se ai ka ndodhur rreth orës 19:14.

  •