150 mijë zemra të vizatuara me dorë përballë parlamentit britanik, në nder të viktimave nga COVID-19

30 Mars 2021, 16:52

Pandemia e COVID-19 do të kujtohet gjithmonë si një periudhë e errët e shekullit 21 edhe për shkak të numrit të lartë të viktimave. Në Britaninë e Madhe, një grup njerëzish në nder të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, po vizatojnë me dorë rreth 150 mijë zemra, në një mur përballë parlamentit britanik.