155 shqiptarë të riatdhesuar nga Roma e Stambolli! Dezinfektim e ulje vetëm në sedilje, transport nga Rinasi në karantinën në Durrës

18 Prill 2020, 22:50

TIRANE-Sot rinisën fluturimet nga disa destinacione në Europë për të rikthyer në atdhe shqiptarët që mbetën jashtë për shkak të mbylljes së kufijve si rezultat i masave të forta që u morën për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit. Grupi i parë i shqiptarëve erdhi nga Stambolli. 45 persona, pjesa më e madhe studentë mbërritën në orën 09:25 në aeroportin e Rinasit, ndërsa pasdite në orën 19:00 mbërriti dhe grupi i dytë i shqiptarëve nga Roma, konkretisht 111 shtetas të bllokuar në Itali pas mbylljes së kufijve si pasojë e COVID-19.