15-vjeçarja nga Fushë-Kruja me sëmundjen e rrallë në shtatin e vdekjes, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

19 Gusht 2019, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2019-08-19 14:52:48

Prej një jave vajza 15 vjeçare nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja qëndron e shtruar në reanimacionin e QSUT-së, pasi që në moshë të vogël vuan nga një sëmundje e rëndë.

E ndërsa mjekët nuk i kanë dhënë shpresa që ajo të jetojë si te gjithë bashkëmoshatarët e saj, nëna e vajzës, Adelina Kuburja ka një apel të fortë për shtetin shqiptar.

"I bej apel shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryeministrit te më shpëtoje vajzën. Nuk ka kanë dhënë shpresë shumë mjekët. Gjendja e Elonës po përkeqësohet. Një hemorragji e dytë do t'i merrte jetën. Sapo paguam vetëm biletën e avionit qe të na vijë nga Turqia. Do ta shtrojmë vajzën qe një spital privat në Stamboll. Paguam 15 mijë euro vetëm biletën, para të mbledhura nga të afërm dhe shqiptarë që më kanë ndihmuar. Por duhen edhe më shumë që vajza te kurohet", thotë e dëshpëruar Adelina.

Ajo thotë se dërgimi i Elonës pritet të bëhet sot për në Turqi, ndërsa lutjet e saj për ndihmë janë të shumta.

Vajza nga Fushë-Kruja ka një javë që ka zënë shtratin në reanimacionin qendror në QSUT, pasi është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe të rëndë, që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë, prej të cilës ka vetëm 250 raste te raportuara në botë.

00001248081 në ALL

Al85 2121 1322 0000 0000 01248081