16 raste të reja brenda 24 orëve (377 në total) ! 30% e të infektuarve janë shëruar!

6 Prill 2020, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2020-04-06 15:37:00

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 16 raste të reja, duke çuar në total numrin e të prekurve numrin e të prekurve në 377. Lajmi i mirë është se 30% e të infektuarve është shëruar, ku e përkthyer në shifra rezultojnë 116 persona që kanë fituar betejën me këtë virus vdekjeprurës. Nga 175 teste të kryera, 11 kanë qenë personel mjekësor, pa specifikuar se cilit spital i përkisnin, dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ.

Referuar njoftimit zyrtar, ka pasur një rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spitalin COVID/2 te "Shefqet Ndroq", ku 6 prej tyre janë në terapi intesive. Kjo sepse ky spital është ngritur për trajtimin e personave të prekur me koronavirus që janë në gjendje më të rëndë. Shkodra, Tirana dhe Hasi janë tre qyteti ku shifrat janë rritur me shpejtësi si dhe janë "shembull" i keq që mos respektimi i distancimit social është shkaktari kryesor për rritjen e bilancit të të infektuarve."Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste. Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.