Kanada, dentisti i veshur si polic kryen masakrën, të paktën gjashtëmbëdhjetë të vdekur

20 Prill 2020, 08:28 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 09:45:59

Të paktën 16 njerëz vdiqën, mes të cilëve edhe një police pas të shtënave që zgjatën për plot 12 orë në vende të ndryshme në Nova Scotia, në Kanada.

Autori i masakrës, i veshur si oficer policie, i identifikuar si Gabriel Wortman, 51 vjeç, u gjet i vdekur. Ai zotëronte shumë pasuri të paluajtshme në Halifax, kryeqyteti i provincës.
E gjitha filloi në Portapique, një bashkësi e vogël rurale 35 milje larg Truro.

Policja e vrarë quhej Heidi Stevenson, e cila ka qenë në detyrë për 23 vjet dhe nëna e dy djemve.

"Nuk mund t'ju jap detaje sonte, por ka më shumë se dhjetë të vdekur," tha zëdhënësi i policisë federale për Dartsmouth në një konferencë për shtyp kurse Kryeministri Justin Trudeau shprehu dhimbjen e tij për viktimat përmes një postimi në Tëitter.

Sipas mediave kanadeze, vrasësi, me profesion dentist, kishte maskuar veten si agjent dhe kishte modifikuar gjithashtu makinën e tij për ta bërë atë të dukej si makinë policie.

Ai prej ditës së shtune ndodhej në arrati pasi ndiqej nga policia e cila kërkonte ta vinte në pranga pasi ishte njoftuar për praninë e një personi të armatosur në  për armembajtje pa leje në fshatin Portapique. Sipas mediave disa  kufoma u gjetën në bodrumin e një kantine.