1600 persona me aftësi të kufizuara nuk kanë marrë pensionin: Nuk përballojmë dot jetesën

29 Tetor 2019, 18:44

TIRANË - 1600 persona nga njësia administrative nr.4 në Tiranë, zona e Alliasit, nuk kanë marrë pensionin e aftësisë së kufizuar. Qytetarët shprehen se pensioni duhet të kishte kaluar që në datën 26, dhe se mungesa e këtij fondi iu vështirëson kushtet e jetesës.

“Po nuk merrem me këta se e ndryshojnë muhabetin sipas qejfit.

Se ku do të dalë kjo punë vetëm Enver Hoxha iu vinte hakut.

Neve presim tani, po nesër si do t’ja bëjmë, pasi nesër do më thonë pasnesër, më pas do e shtyjnë përsëri nuk e di se çfarë do të bëjmë.

Si do të futesh në Evropë duke vjedhur, duke vrarë duke plaçkitur duke lënë invalidët dhe të sëmurët jashtë dere?”, shprehen disa prej personave me aftësi të kufizuara.

Përveç këtij problemi ata ngrenë edhe shqetësimin e pensionit të ulët që marrin. Sipas tyre shpenzimet e nevojshme shpeshherë janë të papërballueshme, madje në të shumtën e rasteve detyrohen të marrin ushqime bazike me listë.