16-vjeçari sëbashku me nënën birësuese në kërkim të së vërtetës

31 Tetor 2019, 23:00 | Përditesimi i fundit: 2019-10-31 23:03:49

Një tjetër histori vjen në ’’Pa gjurmë’’, një tjetër nënë birësuese sjell në studio djalin 16-vjecar. Eno është në kërkim të prindërve biologjik. Fati e desh që të braktisej nga prindërit biologjik që kur u lind në maternitetin e Shkodrës, por në vitin 2005 Eno u birësua. Laureta dhe Rasim Melcaku nga Shkodra birësuan djalin me emrin Eno, në maj të vitit 2005, kur ishte 19 muajsh, nga shtëpia e fëmijës Shkodër. Familja Melcaku kishin 16 vite të martuar, kur vendosën të birësonin një fëmi. Eno gëzoi të njëjtin emër me atë që u regjistrua pasi u lind, ndërsa mori mbiemrin e ciftit nga Shkodra, Melcaku. I lindur më 06. 09. 2003, në maternitetin e Shkodrës si Eno Edmond Filipi, me emrin e nënës Valbona, pasi u lind ai ishte dërguar në befotrofin e Shkodrës. Vitet kaluan dhe Eno mësoi se ishte një fëmi i birësuar, fillimisht nga fqinjët. edhe shokët. Kjo e shtyu 8-vjecarin, në atë kohë t’u bënte pyejtjen që i druhej çdo moment çifti Melcaku. Pse ai nuk ngjasonte me ta dhe se pse të tjerët i thonin shpesh se nuk ishin ata prindërit biologjik.

Laureta dhe Rasimi, dy prindërit birësues ia pohuan më në fund, se Eno ishte një djalë i birësuar dhe se për ta ishte gjëja më e bukur që u kishte ndodhur në jetë.

Eno është sot 16 vjeç dhe vjen në emisionin ’’Pa gjurmë’’ të zbulojë se ku janë prindërit e tij biologjik. Me një mbështetje të madhe nga prindërit e tij birësues.