17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste të kryera 24 orët e fundit

11 Prill 2020, 11:10 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 15:03:33

TIRANË - 17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste të kryera 24 orët e fundit, janë identifikuar në Shqipëri, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 433. 

Rastet e reja janë të shtuara në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës, ndërsa harta nuk është zgjeruar me qytete të reja të infektuara me koronavirus.