1700 rrënjë pishe dëmtohen nga reshjet e shiut në Krastë të Elbasanit

26 Qershor 2018, 21:21 | Përditesimi: 26 Qershor 2018, 21:21

Reshjet e shiut dhe stuhitë e muajit qershor kanë shkaktuar dëme të mëdha në Kodër Krastë, parkun më të madh çlodhës të qytetit të Elbasanit. 
Si pasojë e veprimit të agjentëve atmosferikë janë dëmtuar rreth 1700 rrënjë me pisha.  Drurë  të shkulur dhe të thyer sheh kudo në këtë park. Vitin e kaluar Krasta u përfshi nga një zjarr i fuqishëm i cili dogji qindra rrënjë me pisha dhe sipërfaqe me shkurre. Por për fat të keq, dëmtimi vazhdon.
Drejtori i shërbimit pyjor në Bashkinë e Elbasanit Shpëtim Çullhaj thekson faktin se janë duke marrë masa për heqjen e pishave të dëmtuara nga aty.