‘18 projekte me vlerë 10.6 mln euro’, Rama përmbledh investimet në Berat: Zgjuam potencialin turistik të qytetit për t’i ruajtur e zhvilluar më tej vlerat

2 Prill 2021, 08:50

Berati është një nga qytetet më të vizituar me një numër rekord turistësh vit pas viti. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video përmes të cilës tregon investimet që janë kryer, të cilat sipas tij kanë transformuar këtë qytet duke zhvilluar turizmin dhe ekonominë.

“Pjesa e pedonales më parë ka qenë rrugë kalimi makine, ka qenë me pluhur dhe vizualisht nuk ka qenë e bukur siç është sot”, me këto fjalë të një sipërmarrësi të ri nis videoja e cila pasohet dhe me rrëfimin e një skulptoreje.

Berati vuajti pasojat e mungesës së investimeve në vitet e shkuara, të cilat siç theksohet dhe në video veç shëmtisë, prodhuan edhe izolim social e ekonomik te banorët e këtij qyteti.

“Investimet e fundit në qytetin tonë duhen poarë si një urë komunikimi. Duke qenë se qyteti ynë është një qytet me trashëgimin të lashtë kulturore atëherë këto ura komunikimi do të vijnë në ndihmë të këtyre zejeve për për përparuar dhe për të ecur sa më përpara dhe për ti ardhur në ndihmë jetës turistike në qytetin tonë”, thotë Llambrini Dëna, skulptore qeramiste.

Në video thuhet se rilindja urbane përmes 18 projekteve me vlerë 10.6 mln euro zgjoi potencialin turistik të qytetit për ta kthyer në nxitës të fortë të zhvillimit ekonomik.

“Ka ciltërsi. Dalim familjarë fëmijë argëtohen. Turistët janë të mahnitur me qytetin tonë, cdokush që vjen e përfshin një ditë në Berat”, vijojnë të rrëfejnë.

Me këto invesitme, impakti ishte i menjëherdhëm, pasi në video thuhet se arriti të tërheqë në vit 150 mijë turistë në të gjithë botën, nga 39 mijë në vit që vinin kohë më parë.

“60 hetele tani, 12 në 2013, kjo erdhi si pasojë e rritjes së turizmit. Nga viti në vit qturizmi vjen duke u shtuar”, thuhet në video.