TIRANE- Qeveria ka miratuar zonat e reja ku do të rindërtohen pas shembjes së banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një deklaratë për shtyp, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj prezanti 18 zonat e reja ku do të rindërtohet (9 prej të cilave në Tiranë).
Ahmetaj tha se sot do të hapet edhe gara për modelin e shtëpive që do të rindërtohen, ndërsa theksoi se ato do të jenë me parametra bashkëkohore dhe anti-sizmike. Me mbylljen e garës në datë 6 shkurt, Ahmetaj deklaroi se do të nisë procesi i rindërtimit duke nisur që nga prokurorimi publik (përcaktimi i tenderëve). "Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkurt do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi", u shpreh Ahmetaj.
