19 të infektuar te burgu 313-të, ISHP: Janë në gjendje të stabilizuar

26 Prill 2020, 12:52

Në total numri i të dënuarve te burgu 313-të që janë infektuar sot ka shkuar në 19, pasi u shënua një rast i ri, por si është gjendja e tyre. "Gjendja e tyre aktualisht është e stabilizuar dhe në monitorim të vazhdueshëm" tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht personat që kanë rezultuar pozitivë brenda burgut janë izoluar në mjedise të veçanta pa kontakte me pjesën tjetër. Sipas ISHP-së është parashikuar që nëse do të ketë nevojë për trajtim, do të ketë një hapësirë në spitalin e burgut në QSUT dhe në rastet kur do të kenë nevojë më të specializuar për ndihmë trajtimi i tyre do të bëhet në spitalet COVID.