1972, tragjedia që luhej në skenën e një festivali, Sadik Bejko: Liberalizimi u porosit nga vetë Hoxha

23 Nëntor 2019, 10:33

"Pranvera erdhi, por unë s'e besova", kështu këndonte Tonin Tershana

Dhe pranvera ngriu në sytë tanë...!

Ishte viti 1971, kur skena e një festivali kënge u shndërrua në një teatër të atillë tragjedish, që ua kalonin dhe atyre shekspiriane.

Vetëm pak ditë pas shfaqjes së festivalit të 11-të këngës në Radiotelevizionin Shqiptar pasoi katastrofa; dhjetëra artistë u ndëshkuan me zhdukje nga skena, me burgosje dhe internime.  

Njëri nga të ndëshkuarit është edhe poeti Sadik Bejko, ish redaktor i teksteve të këngëve në Radio-Tirana dhe e autor i tri  këngëve të festivalit të 11- të këngës në radiotelevizionin shqiptar.

Poeti Sadik Bejko sot një profesor i njohur i letërsisë, u dënua pas festivalit të punojë në punë të rënda, në minierë. 

Askush nuk e dinte se si  do të rrokulliseshin deri në fund ngjarjet, kur, aty nga qershori i vitit 1972, mblidhen në zyrën e Drejtorit të  Përgjithshëm. Në atë mbledhje ishte shefi Gjon Simoni dhe Kujtim Laro si redaktori i muzikës. Ishte Sadik Bejko si redaktor i teksteve, drejtoresha e Radios së Brendshme në shqip, Nefo Myftiu, dhe përfaqësues të televizionit, regjisorë, shkrimtarë të radios, si Ruzhdi Pulaha, shef i redaksisë së Kulturës, etj.

U paraqit platforma për Festivalin e 11-të. U dhanë udhëzimet.....

Festivali i 11-të ishte skena e parë që tregonte se Shqipëria ziente nga dëshira që të hapej nga Perëndimi. Shqipëria e artistëve, e shkrimtarëve, e muzikantëve e dha provën e kësaj dëshire. Vazhdon edhe sot ta japë....

Kjo skenë festivali ishte pasqyrë e atij lloj njeriu që guxon të jetë vetja edhe kur e burgosin, edhe kur e dënojnë me dëbim të përjetshëm nga arti, nga miqtë, nga skena.

Por ...

“Dhe pranvera erdhi, por unë s’e besova”.