2 aksidente njëri pas tjetrit në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, makinat shkatërrohen

18 Mars 2021, 12:15

Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, por pa të lënduar rëndë.

Fillimisht në autostradë janë përplasur një mjet tip Peugeot me një kamion. Nga kjo përplasje dy pasagjerë të makinës tip Peugeot janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Në momentin që policia po kryente veprimet, ka ndodhur edhe një tjetër përplasje vetëm 100 metra më larg, ku janë dëmtuar dy makina të tjera.

Në aksidentin e dytë nuk ka të lënduar, vetëm deme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën dhe devijimin e trafikut në rrugën dytësore.