2 herë brenda 3 ditësh lumi Ishëm del nga shtrati/ Dhjetëra ha tokë të mbuluara nga uji, izolohet një fshat! Asnjë masë nga autoritetet

16 Tetor 2020, 10:07 | Përditesimi i fundit: 2020-10-16 10:13:15

FUSHË KRUJË- Pa e marrë ende veten nga përmbytja e tre ditëve më parë, banorët në fshatin Murniqë janë mbuluar sërish nga uji. Reshjet e dendura të shiut që "pushtuan" vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë pasoja të mëdha për banorët, pasi lumi Ishëm doli sërish nga shtrati.