2 herë me celular në qeli! Kreu i burgjeve kërkon izolimin me tre muaj të Astmer Bilalit

1 Tetor 2019, 16:58

Pasi ju gjet celularë në qeli, ish kampioni i boksit Astmer Bilali i arrestuar si pjesë e grupit ‘’Bajri’’,do të izolohet për tre muaj në regjim të posaçëm në burg pasi ka shkelur rregullat. Vendimi për izolimin e Bilalit është dhënë nga gjyqtari Gerdi Hoxha i cili ka miratuar kërkesën e prokurorisë në këtë referim penal.

Ndërsa vendimi për të izoluar Bilalin mban datë 25 shtator 2019 firmosur nga kreu i burgjeve Agim Ismaili. Por cilat janë motivet që kanë çuar në izolimin e Bilalit me vendim gjykate?

Sipas kërkesës së siguruar nga Report Tv rezulton se gjatë një kontrolli në qelin e Bilalit rezulton se më 20 maj 2019 i është gjetur celular si send i ndaluar. Në një kontroll të dytë i cili daton më 13 shtator 2019 atij i është gjetur sërish celularë. Por këtë herë nga deklarimet rezulton se ku celular është marrë përsipër si pronë e Astrit Vocit një të dënuari në 313.

Policia e burgjeve se ka besuar këtë version dhe ka nisur hetimet për deklarime të rreme ndërsa me firmë të drejtuesit Agron Ismaili është caktuar që Astmer Bilalit të izolohet për tre muaj.

ReportTv ka mësuar se izolimi do të ndodh në burgun e fierit dhe atij do ti mohohen kontaktet me familjarë, shok e të afërm si dhe do të ketë akses të kufizuar dhe të monitoruar për gjatë 24 orëve me kamera.

    No videos found.