2 javë karantinë, 1200 këmbësore të gjobitur! Lleshaj: Qëndrimi në shtëpi, e vetmja mënyrë për të shpëtuar familjarët

26 Mars 2020, 15:33 | Përditesimi: 26 Mars 2020, 16:01

TIRANË- Rreth 1200 këmbësorë në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë që nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Këto masa janë ndërmarrë pasi këta qytetarë janë konstatuar në shkelje të urdhrit të ndalim qarkullimit përtej orareve të lejuara pa një shkak apo arsye.

b.ha./Shqiptarja.com