2 raste të reja në Shkodër/ Infektohet infermierja dhe vajza e gruas që u konfirmua dje pozitiv

28 Prill 2020, 12:43

Dy raste pozitive janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Shkodrës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas analizave janë konfirmuar pozitiv një infermiere në fshatin Prekal të njësisë administrative të Postribës. Për shkak të kontakteve me personat e njohur infermierja mund të ketë marrë virusin. Ndërkohë, rasti tjetër është person kontakti, vajza e gruas e cila u konfirmua me COVID-19, ditën e djeshme. Në total, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 29 teste, nga të cilat 2 rezultuan pozitiv.