2 të infektuar me koronavirus, Rama: Hyn në fuqi skenari i parë sipas rekomandimeve të OBSH-së

9 Mars 2020, 09:26

Nga mesnata kur në Shqipëri u konstatuan dy të infektuarit e parë në me koronavirus, kryeministri Edi Rama tha se ka hyrë në fuqi dhe në zbatim plani i hartuar sipas protokollit të OBSH-së, që vendi ynë kishte në gjendje gatishmërie si skenar. Kreu i qeverisë tha se është koha për qetësi dhe për të mos përhapur panik, ndërsa i bëri apel të gjithë qytetarëve t'i referohen informacioneve nga burimet zyrtare dhe të respektojnë masat parandaluese të caktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 

"Ajo që ka një rëndësi themelore në përballjen me këtë situatë dhe që është këshilla bazë e OBSH-së është domosdoshmëria për të ruajtur qetësinë dhe për të ndjekur hap pas hapi burimet zyrtare nga sistemi përkatës shëndetësor përsa i takon individëve. Dhe sa i takon vetë shtetit të gjitha masat e parashikuara që duhen përshkallëzuar hap pas hapi. Që nga mesnata e mbrëmshme ne kemi përgatitur edhe hyrjen në skenarin e parë i cili ishte parapërgatitur nga komiteti teknik i ekspertëve. Në ka një gjë që bëhet gjithnjë e më qartë dhe që këmbëngul gjithnjë e më shumë OBSH është se receta më e gabuar është ajo që buron nga paniku dhe të gjitha llojet e aventurave të natyrës individuale. Në këtë situatë ilaçi më efektiv është qetësia dhe forca e arsyes për të mos e lënë veten dhe rrethin e afërt të familjarëve, miqve të bien në kthetrat e panikut. Kjo është një kohë për t'u informuar prj burimeve zyrtare për të zbatuar sa më korrektësisht informacionet zyrtare, masat që secili individualisht duhet të marrë, të thjeshta në dukje por shumë efikase dhe të këshilluara në mënyrë të vazhdueshme nga OBSH. Komunikimi me urgjencën kombëtare në çdo rast kur cilido konstaton shfaqje të simptomave. Strukturat tona janë përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe janë në gatishmëri për t'u vendosur në pozicionet e caktuara. Sot që flasim kërkon një përshkallëzim të parë masazh bazuar në planin e hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së", tha kryeministri Edi Rama. 

    No videos found.