2 viktima dhe 3 të plagosur në gjendje kritike për jetën, pamje të rënda nga aksidenti i djeshëm në Vlorë!

1 Mars 2021, 11:30

Këto janë pamjet e rënda nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, në të cilat shohte i shihet i shtrirë trupi i një prej personave që ka ndërruar jetë.

Nga ky aksident fatal janë shënuar 2 viktima ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë në spital.

Ermir Tare dhe Fiori Duraj kanë ndërruar jetë, ndërsa të plagosur janë Rei Leskaj, Q.Dori dhe Klejdi Dori.

Ndëkaq është arrestuar shoferi i makinës.

“•Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thotë policia