2 viktima në Itali, Ministria e Shëndetësisë shton masat për koronavirusin: Dyfishim personeli dhe kontrollesh në pikat kufitare

22 Shkurt 2020, 14:17

Shënimi i dy viktimave në Itali nga koronavirusi, solli mbledhjen e Task-Forcës për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj tij, nën drejtimin e ministres Ogerta Manastirliu. Gjatë mbledhjes u vendosë shtimi i masave të sigurisë në pikat kufitare duk dyfishuar personelin shëndetësor si dhe përforcim të pikave të kontrollit për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografie e vendeve të prekura nga koronavirusi.